http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fillimi i vitit i ka gjetur një pjesë të qytetarëve në Fier duke pritur ne radhë te gjata për të bërë kontrollin teknik të makinës. Kjo është e vetmja pikë kolaudimi që mbulon mijëra automjete nga Fieri, Lushnja dhe Mallakastra, ndërsa drejtuesit duhet të presin me orë për të kryer të gjitha procedurat e nevojshme. Por si të mos mjaftonte vetëm pritja dhe mungesa e sporteleve, kushtet në të cilat ndodhet kjo pikë kolaudimi janë të mjerueshme. Sheshi ku presin qindra makina është i mbushur me ujë e balte. Çdo vit rreth 70 mije automjete te tonazheve te ndryshme te qarkut Fier paguajnë taksa për këtë shërbim. I kontaktuar nga Vizion Plus, drejtori i Kontrollit Teknik të makinave Fredi Gjermeni i justifikoi radhët e gjata me faktin se janari është muaj fluksi. Sipas tij, pika e kolaudimit po punon me kapacitetet te plote.