Report TV - ‘Lulzim Berisha’, Prokuroria e Durrësit ia kalon dosjen Tiranës

2017-02-26 1

TIRANË-Gjashtë gjyqtarët që i ulën në dy vite dënimin Lulzim Berishës dhe e liruan atë më 5 dhjetor 2016 do të hetohen nga prokuroria e Tiranës.

Këtë të premte prokuroria e Durrësit ka shpallur mos kompetencë për hetimin e gjyqtarëve me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dosja është transferuar në Tiranë.

Në një njoftim për median, prokuroria e Durrësit bën me dije se ?ka krijuar dyshime te arsyeshme se lirimi i te dënuarit ka ardhur si rezultat i "shpërdorimit te detyrës" se disa gjyqtareve te Durrësit, të cilët kanë shqyrtuar kërkesat për ulje dënimi të të dënuarit, në kohe të ndryshme, kryesisht gjate dy viteve të fundit.