Report TV - PD: Hasi tërësisht i bllokuar, pa rrugë, pa drita e pa ujë të pijshëm

2017-02-26 0

Partia Demokratike ka akuzuar edhe këtë të premte qeverinë shqiptare, pasi sipas tyre nuk po i ndihmon banorët e Hasit në këto ditë të vështira për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Në një deklaratë për mediat, Grida Duma është shprehur se nga dhënat e saj, i gjithë rrethi i Hasit është i izoluar ku të gjitha rrugët janë bllokuar dhe se mundon uji i pijshëm dhe energjia elektrike.

Duma i ka bërë thirrje qeverisë të ndërhyjë në mënyrë të menjëhershme në këto zona dhe t'ju vijë në ndihmë banorëve të Hasit.