Report TV - Video ekskluzive/8 sekondat që i morën jetën vajzës në Laprakë

2017-02-26 1

TIRANË- Kjo video e siguruar ekskluzivisht nga Report Tv e Shqiptarja.com, tregon momentet e aksidentit tragjik me 5 Janar në Laprakë ku humbi jetën një vajzë.

Gjithcka ndodhi ne 8 sekonda.

Ora 00:45 minuta e 43 sekonda kur vërehen dritat e para të xhipit të Ervin Bixhit 25 vjec me dy vajza pasagjere që vjen në drejtimin kryesor. Semafori shënon me të kuqe. Në krahun e majtë të makinës, vjen xhipi që drejtohej nga efektivi i policisë, Gj.K, 42 vjec që po kthehej në shtëpi. Xhipi i Bixhit përplas makinën e efektivit dhe më pas përfundon furishëm në trotuar. Në harkun kohor të 8 sekondave përfundon përplasja fatale, ndërsa mësohet se vajza Xhenisa Trebeshina, 25 vjec pasagjere në vendin e parë të xhipit të Bixhit ka ndërruar jetë.

Pamjet që shihni i përkasin aksidentit të ndodhur një natë më parë në rrugën ?Dritan Hoxha? në kryeqytet, ku si pasojë e përplasjes fatale humbi jetën 28-vjeçarja Xhenisa Trebeshina dhe mbeti i plagosur oficeri i policisë Gj.K 42 vjec.

Free Traffic Exchange