Report TV - Uji i Bekuar, 13-vjeçari kap për të tretin viti radhazi kryqin

2017-02-26 2

FIER - Besimtarët ortodoksë në qytetin e Fierit kanë festuar sot paradite ditën e Ujit të Bekuar. Kisha e Shën Gjergjit ka organizuar hedhjen e kryqit në ujë. Procesioni nisi me meshën në kishe dhe më pas vargu i gjate I besimtareve iu drejtua shatërvanit në sheshin Europa, ku çdo vit bëhet hedhja e kryqit në ujë.

Disa të rinj u hodhën sipas zakonit në ujë për të marrë kryqin, edhe pse temperaturat ishin të ulëta dhe binte shi.

Ishte një 13-vjeçar, Athanas Davidhi, ai që nxori kryqin nga uji, për të tretin vit radhazi. I riu ia ka dorëzuar kryqin metropolitit At Nikolla, duke marrë bekimin e tij.

Free Traffic Exchange