TIRANE - Për herë të parë pas 6 vitesh kanë filluar mbrëmjen e djeshme (5 janar) reshjet e dëborës në kryeqytet.
Për herë të fundit fenomeni ka ndodhur në vitin 2011 gjatë mesditës ndërsa dje flokët e para të dëborës nisën të bien në mbremje deri rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm (6 janar).
Vetëm pak orë më parë reshje dëbore ka patur edhe në bregdet, ku për herë të parë pas disa vitesh, bora ka zbardhur edhe Durrësin.
Ndërkohë në zonat e veriut reshjet e dëborës kanë disa ditë që kanë filluar.