Partia Demokratike nuk ka një strategji politike as për muajit e parë të vitit 2017. Aksioni politik i subjektit më i madh në opozitë, ashtu sikurse gjatë tre viteve të fundit, duket se do të bazohet tek spontaniteti, konferencat e shtypit, alibia e një humbjeje të paralajmëruar si dhe tek një iluzion për shtyrjen e zgjedhjeve.
Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar demokrat, një grup deputetësh i kërkuan kryetarit Lulzim Basha që të nisnin me urgjencë përgatitjet për zgjedhjet e 18 Qershorit, duket u fokusuar tek garancitë zgjedhore, por java e parë e janarit e ka gjetur opozitën në një gjumë të rëndë dimëror.