Konstitucionalisti Çlirim Gjata ka deklaruar në një intervistë ekskluzive me Report Tv se dyshja e deputetëve, Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, nuk mund të ankimojnë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin e Dekriminalizimit.
Dy deputetëve iu hoq mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe avokatët e tyre kanë bërë ankimim në Gjykatën Administrative, e cila do të marrë një vendim nëse heqja e mandatit mbetet në fuqi apo do t'u rikthehet.
Gjata shpjegon se, pas daljes së vendimit të Gjykatës Administrative, dy deputetët dhe avokatët e tyre mund të ankimojnë në Kushtetuese procedurën e ndjekur nga Administrativja për Ligjin e Dekriminalizimit për këto dy raste, por për gjithë Ligjin nuk mund të bëhet ankimim.
Duke parë atë çka ndodhi me Ligjin e Vettingu-t pas ankimimit të bërë nga Partia Demokratike, Gjata pret që edhe Gjykata Administrative të jetë nën presion, ashtu si Kushtetuesja.