E gjithë juglindja është e përfshirë nga reshje dëbore të shoqëruara me temperatura që shkojnë deri në -8 gradë celsius. Trashësia e dëborës në akset Korçë -Kapshticë, Korçë -Qafë Thanë si dhe Korçë - Qafë Pllocë ka shkuar në 10 cm ndërsa në Dardhë e Voskopojë 25 cm. Të gjitha akset nacionale janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Të gjitha mjetet borëpastruese janë në rrugë me qëllim mbajtura të gjitha rrugët e hapura. Gjithsej punojnë 19 borëpastruese në të gjithë qarkun. Me probleme është aksi Zemblak-Pustec.