http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Colmarit në Francë ka nisur shqyrtimin gjyqësor ndaj Ramush Haradinajt. Trupa gjykuese franceze do te vendose nëse kreu i AAK-së, i arrestuar te mërkurën e 4 janarit ne pjesën franceze te aeroportit te Bazelit, do të ekstradohet në Serbi, siç kërkohet në urdhër-arrestin e lëshuar nga Beogradi ndaj tij qe ne vitin 2004, apo do të lihet i lirë. Avokati i Haradinajt, i kontaktuar nga mediat, është shprehur i bindur se lirimi i klientit te tij është çështje kohe. Ndërkohe, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës është në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e jashtme të Francës. Ketë e ka konfirmuar vete ministri Enver Hoxhaj, qe është shprehur se kërkesat serbe të motivuara politikisht për arrestimin e qytetarëve dhe lidershipit të Kosovës janë provokime per nje përgjigje reciproke nga ana e institucioneve te Kosovës. Ndalimi i Haradinajt është dënuar nga autoritetet ne Kosove, qe kane kërkuar lirimin e tij. Ne momentin e arrestimit, Haradinaj kishte me vete një pasaportë diplomatike. Serbia ka ngritur 108 padi penale kundër tij, për shkak të dyshimit se ka kryer krime të rënda, duke përfshirë terrorizmin dhe vrasjen e civilëve në Kosovë në vitin 1998 dhe 1999.