Report TV - Zbulohet piktura 800-vjeçare e Shën Mërisë në Kalivaç të Tepelenës

2017-02-26 21

Në zonën ku do të ngrihet Hidrocentrali i Kalivaçit në Tepelenë arkeologët kanë nxjerrë në dritë zbulime të rralla arkeologjike që shtrihen në terrenin e Nicivës, Gusmarit e më gjerë.

Arkeologët Skënder Muçaj e Suela Xhyeri në fund të muajit dhjetor kanë zbuluar e regjistruar artefaktet dhe gjurmët e historisë që nga paleolitit i mesëm e deri në mijëvjeçarin e fundit.

Ata sjellin për Report TV pamje nga zbulimet që nuk ishin bërë të njohura të periudhës romake, por edhe të periudhës helenistike.

Një nga zbulimet më të rëndësishme në grykën e Ylynecit është shpella e Eremitëve që u përket shekujve të 13-të e 14-të pas Krishtit, ku ende duken detaje të pikturës së Shën Mërisë.

Një zbulim i rralle janë edhe ndërtimet e Ali Pashë Tepelenës.

Free Traffic Exchange