Situata aktuale e gripit AH3N2 nuk ka vend për panik. Kjo është shprehur nga ana e Institutit të Shëndetit Publik. Artan Simaku epidemiolog në Institutin e Shëndetit Publik, për mikrofonin e Report Tv deklaroi se vaksinat falas kundër gripit AH3N2 janë shpërndarë në të gjithë vendin dhe të gjithë qytetarët duhet t?iu drejtohen qendrave shëndetësore për tu vaksinuar, kryesisht grupet e riskut.
?Mjeti kryesor për parandalimin e gripit është vaksinimi. Kryesisht personat të cilët përbëjnë grupet me risk të popullatës. Grupet me risk të popullatës janë fëmijët e vegjël mbi gjashtë muaj, gratë shtatzëna dhe personat e moshës së tretë të cilët kanë edhe probleme shoqëruese, kronike siç janë sëmundjet kronike të mushkërive, kardiovaskulare, diabet, obezitet, personat me sëmundje tumorale që marrim edhe kimioterapi dhe personat me çrregullime te tjera të imunitetit?, shprehet Artan Simaku.