TIRANE-Shkelja e semaforit të kuq, drejtimi i mjetit në gjendje të dehur dhe tejkalimi i shpejtësisë janë shkaqet të cilat një natë më parë i morën jetën 28 vjecares Xhenisa Trebeshina.
Përplasja e mjeteve në Laprakë në rrugën ?Dritan Hoxha? shkaktoi një të vdekur e tre të plagosur mes tyre një efektiv policie, ndërsa në pranga si shkaktar i aksidentit është vënë 26 vjecari Ervin Bixhi në mjetin e të cilit udhëtonte dhe viktima e këtij aksidenti.
Pamjet që shihni i përkasin aksidentit të ndodhur një natë më parë në rrugën ?Dritan Hoxha? në kryeqytet, ku si pasojë e përplasjes fatale humbi jetën 28-vjeçarja Xhenisa Trebeshina dhe mbeti i plagosur oficeri i policisë Gj.K 42 vjec.