Taksisti Faik Fezgaj, 53 vjeç, nga Durrësi, i zhdukur një ditë më parë, është gjetur i pajetë në afërsi të Rrogozhinës.
Makina "Taxi" me targa DR 443 A, është gjetur e përmbysur në një kanal me ujë në anë të rrugës, ndërsa brenda tij u gjet dhe trupi i pajetës i 53 vjeçarit.
Policia dyshon se Fezgaj ka pësuar aksident dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.
Sipas familjarëve, Fezgaj ka dalë nga shtëpia mëngjesin e djeshëm nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.