Report TV - Pas Vettingut në Kushtetuese edhe ligji i Dekriminalizimit

2017-02-26 0

TIRANE-Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi i shkarkuar tashmë nga kryeministri për efekt të ligjit të dekriminalizimit do t'i drejtohet në fillim të javës Gjykatës Kushtetuese për të ankimuar pikërisht këtë ligj.

Ky fakt u pohua për Report Tv, nga avokati i Rroshit, Theodhori Sollaku, i cili thotë se pas vendimit për ndërprerjen e mandatit të Elvis Rroshit do t'i drejtohet më një kërkesa ankimore Gjykatës Kushtetuese për kundërshtimin e ligjit të dekriminalizimit, pasi sipas tij, ky ligj është antikushtetues dhe shkel të drejtat e njeriut.