Edhe pse një e treta e vendit ndodhet nën pushtetin e dëborës, tre ditët në vijim, i ftohti siberian pritet të prekë të gjithë vendin.
Si pasojë e përkeqësimit të motit, ku termometri do të shënojë - 20 gradë celcius, Kryeministri Edi Rama mblodhi drejtues të institucioneve për përballimin e situatës, në një kohë kur shtabet e emergjencave, prej disa ditësh janë ngritur në të gjitha qarqet.
Prioritet për qeverinë mbetet moshumbja e jetëve dhe krijimi i një insfrastrukture për familjet që do të izolohen si pasojë e dëborës.
Situata e krijuar pas rënies në masë të gripit ka angazhuar edhe bluzat e bardha. Me shqetësim po ndiqet edhe ajo e gripit të shpendëve që ka prekur Greqinë.
Kryeministri Rama tha se në gadishmëri do të jenë edhe forcat e Ushtrisë, nëse do të jetë e nevojshme ndërhyrja e tyre.
Tv Klan