Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale për herë të parë sjell risi të cilat do të shmangin abuzimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në dhënien e drejtësisë.
Në një intervistë për Report Tv, kreu i avokatëve penalist Saimir Visha sqaron ndryshimet që sjell drafti i prezantuar nga Ministria e Drejtësisë një ditë më parë.
Sipas Vishës risi në Kodin e ri Penal dhe atë të Procedurës janë heqia e dënimit me burg për mjekët, ndarja e sasisë së drogës për personat që arrestohen si dhe detyrimi i prokurorit që për çdo të arrestuar në flagrancë brenda 30 ditëve të depozitojë kërkesën për gjykim.