Qeveria në gatishmëri për situatën e motit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar per nje situate te vështire ne ditët e ardhshme per shkak te uljes drastike te temperaturave. Nga zyra operacionale per situatën e renduar si pasoje e motit te vështire, shefi i ekzekutivit ka kërkuar koordinim te te gjithë strukturave shtetërore, veçanërisht per t?u ardhur ne ndihme familjeve qe rrezikojnë te izolohen nga reshjet e bores. Te gjitha Ministritë kane raportuar per masat e marra per te përballuar situatën, duke u fokusuar tek mirëmbajtja e akseve rrugore. Paralelisht me masat e marra per uljen e temperaturave janë diskutuar edhe masat kundër epidemisë se gripit dhe ministri i shendetesise Ilir Beqaj ka thëne se po shihet mundësia qe edhe javën e ardhshme, kopshtet e shkollat te qëndrojnë te mbyllura. Ministri i Shendetesise ka sqaruar se shërbimi parësor do te punoje edhe gjate fundjavës, per t?u ardhur ne ndihme qytetareve, ndërkohe qe janë shpërndare rreth 60 mije vaksina kundër gripit.