http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ramush Haradinaj ka dale përpara drejtësisë franceze, nje dite pasi u arrestua nga autoritetet e këtij vendi ne aeroportin e Bazelit. Zyrtaret e drejtësisë i thane mediave ne France se ketë te enjte do te vendoset nëse ka arsye per mosrespektimin e kërkesës serbe per ekstradim dhe nese ajo është bere per qëllime politike. Arrestimi i kreut te AAK-se ne aeroport me pasaporte diplomatike është bere bazuar ne nje urdhërarrest ndërkombëtar te lëshuar nga Serbia qe ne vitin 2005. Lajmi per ndalimin e tij është shpërndare fillimisht nga familja e me pas është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme e Kosovës. Autoritetet ne Kosove, qe nga presidenti Thaçi, kryeministri Mustafa, ministri i jashtëm Hoxhaj, vete forca politike e Haradinajt, e shume te tjerë, kane kërkuar me force lirimin e tij. Duke reaguar per arrestimin e tij, kryeministri Vucic i kërkoi autoriteteve franceze ta mbajnë te ndaluar, pas pala serbe ka dërguar dosjen e plote te akuzave qe rendojnë mbi Haradinajn. Nuk është hera e pare qe Haradinaj ndalohet nga autoritetet europiane, qe vazhdojnë t?u referohen urdherarresteve serbe te lëshuara pas kohës se luftës. Ne vitin 2015, Haradinaj u ndalua dhe u mbajt pas disa ore ne Slloveni. Kreu i AAK-se është gjykuar dhe rigjykuar, duke u shpallur ne te dyja rastet i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, pas akuzave te ngritura per krime lufte.