Report TV - Moti i keq e gripi, Emergjencat: Borë dhe në zonat bregdetare

2017-02-26 0

TIRANE-"Situata në vend po monitorohet, nuk ka raste të rënda, akset në gjithë vendin janë të kalueshme me zinxhirë. Do të shtojmë masat në ditët në vijim pasi moti do të përkeqësohet, por këto ditë gjithçka ka qenë në monitorim të plotë". Ky ishte raportimi që u bë sot para kryeministrit Edi Rama i cili mblodhi në zyrën operacionale drejtues të institucioneve mbi masat që janë marrë për të përballuar situatën e rënduar të motit.