Nga sot këmbësorët kanë në dispozicion një urë të re, e cila do tu shërbej për të kaluar nga njëra anë e lumit të Lanës në anën tjetër në zonën e Ish-Ekspozitës.
Teksa inauguroi urën e re, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se këtë vit investimet do të kombinohen mes qendrës dhe fshatrave.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj: E mbyllëm 2016 me një urë dhe e fillojmë 2017 me një tjetër. Kjo është një urë pedonale kushtuar këmbësorëve, e cila lidh dy brigje të Lanës, Njësinë 5 me Njësinë 10 dhe ka trafikun më të madh të nxënësve që shkojnë në shkollë, kopshte, çerdhe. Këtë vit kemi një fokus më të madh në fshatra. Është shumë e rëndësishme që të kombinojmë investimet në zemër të Tiranës siç janë këto ura, me investimet në fshatra
2017 në objektivin e Bashkisë së Tiranës, duket një vit fantastik, ku janë projektuar një sër investimesh, jo vetëm në infrastrukture rrugore por edhe në ndërtimin e shkollave të reja.
Edhe këtë herë kryebashkiaku, teksa zbuloi se së shpejti do të nis investimi për korsitë e biçikletave, apeloi për të përdorur sa më pak makinë./ TV KLAN