Tahiri bën analizën e punës për 2016

2017-02-26 1

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte i pari i kabinetit qeveritar, që bëri bilancin e vitit që lame pas. Në optiken e tij ishte një vit që tregoi se Shqipëria është më e sigurt dhe se besimi i qytetarëve tek uniformat blu është me i madh.

Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm: Fitorja jone më e madhe nuk është me shifrat e viteve të tjera, por me mentalitetin për policinë. Policia sot është shumë më e përkushtuar. Besimi i publikut u rrit, fitorja jonë më e madhe është mentaliteti. Është rritur besimi dhe pritshmëria e publikut për zgjidhjen e problemeve nga policia.

Akuzave se policia ka lënë të qetë ne aktivitetin e tyre kriminal peshqit e mëdhenj, Tahiri iu përgjigj me shifra që sipas tij janë tregues për të kundërtën.

Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm: Kam dëgjuar shpesh se peshqit e mëdhenj nuk kapen nga policia. 46.7 milionë euro pasuri dhe asete kriminale janë sekuestruar gjatë vitit 2016.

Kreu i ministrisë se Brendshme tha se gjate vitit 2016 ka pasur probleme me trafikun e kanabisit, armëmbajtjen pa leje dhe dhunën në familje, që ka sjelle sipas tij dhe numrin me te madh të vrasjeve në 71 të tilla të regjistruara gjatë këtij viti./ TV KLAN