Tahiri bën bilancin e 2016-ës - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krimi ne familje, por dhe armëmbajtja pa leje mbeten dy sfidat madhore te agjencive ligjzbatuese në vend. Në një përmbledhje të punës së policisë përgjatë vitit 2016 ministri i brendshëm Saimir Tahiri tha se 75 perqind e numrit te vrasjeve ne te gjithë Shqipërinë ndodhin per shkak te konflikteve ne familje te pronësisë apo dhe motiveve te dobëta, ndërsa vetëm vitin që lamë pas u arrestuan 1200 persona me armë pa leje. Duke e konsideruar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar si te vazhdueshme, Tahiri tha se brenda tre viteve u sekuestruan 100 milionë euro asete kriminale. Në vitin 2016 u bllokuan 47 milionë euro pasuri te krimit, ndryshe nga viti 2013, ku ishin vetëm 1 milionë. Tahiri tha se këtë muaj hyn në fuqi dhe ligji për gjendjen civile që përcakton një periudhë gjashtëmujore kohë që të gjithë të kenë mundësi të deklarojnë vendbanimin real. Pas 6 muajve, nëse nuk behët ky deklarim, atëherë do të nisin gjobat. Sipas ministrit të brendshëm, edhe pse kanë ndodhur më shumë aksidente rrugore se gjatë 2015, viti që lamë pas shënoi numrin më të vogël të viktimave. Kjo për ministrin është fryt i masave të reja ndëshkuese për vendosjen e rripit të sigurimit dhe shumë shpejt për mospërdorimin e celularit. Ministri u ndal dhe tek puna për ndëshkimin e korrupsionit në radhët e policisë, i cili sipas tij vinte nga një mentalitet i trashëguar.

Free Traffic Exchange