Ora News - Përmbytjet, Rama: Trashëguam 16 mln $ borxhe, shlyem 11.5 mln

2017-02-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nëpërmjet një video në facebook, me dëshmi nga njerëz të cilët i quan realë dhe jo aktorë, Kryeministri Rama tregon se qeveria e tij në 3 vjet ka shlyer rreth 11.5 milionë dollarë borxhe për rreth 4000 familje të dëmtuara nga përmbytjet ndër vite.
Duke thënë se nga koha e qeverisë paraardhëse u trashëguan rreth 16 milionë dollarë borxhe vetëm nga dëmet e përmbytjeve, nëpërmjet një statusi përshkrues, Rama shprehet se qeveria nuk i harron asnjëherë detyrimet e saj ndaj njerëzve, gjë e cila i bën të ndryshëm nga ata që qeverisën përpara tij, duke iu referuar kryeministrit Berisha, por edhe atyre që sipas kryeministrit, qëllojnë me baltë ndaj qeverisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/permbytjet-rama-trasheguam-16-mln-borxhe-shlyem-11-5-mln/

Free Traffic Exchange