TIRANË-?Kemi arritje, aq sa në një çerek shekulli nuk u arrit të bëhej për Policinë. Por kemi ende shumë për të bërë sepse në 25 vite, Policisë iu shkatërrua imazhi. Dhe kjo është fitorja më e madhe e jona sot, fitorja ndaj mentalitetit?.
Kështu u shpreh sot gjatë një konference për shtyp, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili e ka vlerësuar pozitivisht vitin 2016 duke bërë një bilanc të punës së Policisë dhe situatës së sigurisë në vend.
?Shqipëria në vitin 2016 ishte më e sigurtë, me më pak ngjarje kriminale, policia ishte në shërbim të qytetarit, besimi tek policia u rrit?, u shpreh Tahiri.
Por sic thotë ministri, fitorja më e madhe kanë qenë jo shifrat sesa lufta me mentalitetin e vjetër.
?Fitorja më e madhe e jona nuk është krahasimi i shifrave, por me mentalitetin. Fitorja jonë më e madhe është tek mentaliteti, së pari tek punonjësit e policisë dhe më pas tek qytetari. Sot përballë policisë nuk ka më të pandëshkueshëm e të pabarabartë kundrejt çdokujt që shkel ligjin."