TIRANE-50-vjecari Edmon Ramushi, babai i dy fëmijëve i ka dhënë fund jetës këtë të mërkurë duke u vetëflijuar në ujërat e liqenit artificial në Tiranë.
Ramushi është futur rreth orës 11:20 në ujërat e liqenit duke u mbytur ndërsa trupi i tij është nxjerr pas disa minutash nga polumbarët.
Shkaqet e vetëflijimit mbeten të panjohura ndërsa policia ka nisur hetimet duke marrë fillimisht në pyetje familjarët e të ndjerit.
Edmond Ramushi ishte kryefamiljar i martuar me dy fëmijë ndërsa mësohet se kohët e fundit ai kishte probleme ekonomike cka mund të kenë shtyrë atë ti jap fund jetës duke u vetmbytur.