Ora News –Borë e ngrica në akset e qarkut Kukës e Shkodër, Peshkopi

2017-02-26 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Siç ishte parashikuar, reshjet e dëborës nisën mbrëmjen e djeshme në veri e veri lindje të vendit duke shkaktuar edhe vështirësi në rrugë. Problemet e para janë shfaqur në Peshkopi, Kukës dhe Pukë ku reshjet e dëborës vijojnë të bien. Shtabi i Përgjithshëm i Emergjencave njoftoi se situata më e rënduar paraqitet në disa akset rrugore
Qafe Mali ? Dardhe, në zonen e Pukës
Qafe Thore ? Theth, në zonën e Malesise se Madhe
Tamare ? Vermosh
Bushtrice, Kukës ? Kala e Dodes, Diber ku trashësia e dëborës shkon nga 20 cm deri në 50 cm.
Në Rrugën e Kombit trashësia e dëborës ka arritur deri në 30 centimetra duke krijuar vështirësi. Situata më problematike është në vendin e quajtur Malore e Kalimashit, por e gjithë rruga është e kalueshme.
Në terren janë 10 borëpastruese të kompanisë mirëmbajtëse dhe patrullat e policisë të cilat ndihmojnë dhe orientojnë udhëtarët që janë gjendur të papërgatur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bore-e-ngrica-ne-akset-e-qarkut-kukes-e-shkoder/

Free Traffic Exchange