Viti 2017 është vit zgjedhjesh. Për këtë politikanët janë të vetëdijshëm, ashtu siç janë të vetëdijëshëm që performance e tyre në parlament I ka lodhur shumë votuesit.
Ndaj për 2017-n në mikrofonin e Report Tv, premtojnë të sillen më mirë, të zbatojnë reformën në drejtësi dhe madje të pastrojnë dhe parlamentin nga të inkriminuarit për të cilët kanë akuzuar aq shumë njëri- tjetrin vitin e shkuar.
Ne 18 qershor do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Deri atëherë, krahas ligjeve të rëndësishme të drejtësisë, parlamenti duhet të zgjedhë brënda kësaj date dhe Presidentin e ri të Republikës.
Për 2017-ën, politikanët shqiptarë premtojnë të sillen më mirë, të pastrojnë parlamentin nga të inkriminuarit dhe të zbatojnë reformën në drejtësi.
Për mikrofonin e Report Tv deputetë të PS-së, PD-së e LSI-së sqarojnë se çfarë presin nga viti i ardhshëm.