Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një tjetër urë i shtohet qytetit të Tiranës, duke lehtësuar kalimin e këmbësorëve në zonën e ish-Ekspozitës, e cila lidh Bulevardin ?Bajram Curri? me Bulevardin ?Gjergj Fishta?.
Ura e re ka rritur sigurinë e qytetarëve dhe në të njëjtën kohë ka përmirësuar ndjeshëm imazhin, falë harmonisë që krijon me mjedisin përreth.
I pranishëm në përurimin e kësaj ure ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili shoqërohej edhe nga deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se hapja e kësaj ure për këmbësorët është nisja më e mirë që mund t?i bëhej këtij viti të ri.
Veliaj: Jam shumë i lumtur që e fillojmë vitin e ri në Njësinë nr. 5 me një urë tjetër. E mbyllëm 2016 me një urë dhe e fillojmë 2017 me një tjetër. Kjo është një urë pedonale kushtuar këmbësorëve, e cila lidh dy brigje të Lanës, Njësinë 5 me Njësinë 10 dhe ka trafikun më të madh të nxënësve që shkojnë në shkollë, kopshte, çerdhe.
Më tej, kryetari i Bashkisë u shpreh se shtimi dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore nuk është zgjidhja përfundimtare për të shmangur trafikun e mjeteve në Tiranë. Ndaj, ai u bëri thirrje qytetarëve që të përdorin sa më pak makinat dhe sa më shumë mjetet alternative dhe ekologjike të lëvizjes.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-peruron-uren-e-re-mbi-lane-nisja-me-e-mire-per-2017/