Report TV - Hapet ura e re te ish-Ekspozita Veliaj: Nisja më e mirë për 2017

2017-02-26 1

Një tjetër urë i shtohet qytetit të Tiranës, duke lehtësuar kalimin e këmbësorëve në zonën e ish-Ekspozitës, e cila lidh Bulevardin ?Bajram Curri? me Bulevardin ?Gjergj Fishta?.

I pranishëm në përurimin e kësaj ure ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili shoqërohej edhe nga deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se hapja e kësaj ure për këmbësorët është nisja më e mirë që mund t?i bëhej këtij viti të ri.

?Jam shumë i lumtur që e fillojmë vitin e ri në Njësinë nr. 5 me një urë tjetër. E mbyllëm 2016 me një urë dhe e fillojmë 2017 me një tjetër.

Kjo është një urë pedonale kushtuar këmbësorëve, e cila lidh dy brigje të Lanës, Njësinë 5 me Njësinë 10 dhe ka trafikun më të madh të nxënësve që shkojnë në shkollë, kopshte, çerdhe?, tha Veliaj.