Report TV - Moti i keq me ngrica dhe reshje dëbore, ja rrugët me probleme

2017-02-26 0

Moti i keq i shoqëruar me ngrica dhe reshje të dendura dëbore në veri dhe verilindje të vendit ka shkaktuar problemet e para në qarkullimin e automjeteve.

Emergjencat Civile kanë njoftuar situatën më të fundit si dhe kanë paralajmëruar marrjen e masave konkrete për parandalimin e rreziqeve.

Si shkak i reshjeve të dëborës në Qarkun Kukes dhe Shkoder qe nisen mbremjen e kaluar me intensitet, por edhe uljes se ndjeshme te temperaturave, çka ka sjelle edhe ngrica ne rruge, drejtuesit e mjeteve udhezohen te përdorin zinxhirët ne keto akse rrugore:

Fushe Arrez - Iballe

Fushe Arrez - Qafe Mali - Qafe Shllak

Qafe Mali - Fierze.

Bajram Curri - Valbone

Kukes - Qafe Shllak

Tunel i Kalimashit - Morine.

Aktualisht jane veshtiresisht te kalueshme keto segmente rrugore nga debora dhe po punohet per hapjen e tyre:

Qafe Mali - Dardhe, në zonen e Pukës

Qafe Thore - Theth, në zonën e Malesise se Madhe

Tamare - Vermosh

Bushtrice, Kukës - Kala e Dodes, Diber.