Dëbora ka nisur të zbardhë veriun e vendit mbrëmjen e sotme. Ndërkohë në Kukës, bashkia ka mbledhur shtabin e emergjencave.
Ndërsa bashkia e qytetit u bën apel operatorëve të kontraktuar për rritjen e nivelit të gatishmërisë, per ndërhyrje me mjete e makineri në të gjitha akset rrugore.
Edhe në Pukë kanë nisur sonte reshjet e dëborës, ndërsa autoritetet lokale janë në gatishmëri.