Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën 19-vjeçari - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një 19-vjeçar është bere viktima e radhës e aksidenteve automobilistike ne Shkodër. I riu ka humbur jetën rreth orës 15 te se martës ne rrugën qe lidh Velipojën me qytetin e Shkodrës pranë fshatit Berdice. Viktor Hili udhëtonte me nje automjet tip BMV se bashku me dy persona te tjerë. Mësohet se makina ka humbur kontrollin dhe pasi ka dale nga rruga është përplasur me bordurën anësore. Per pasoje kane mbetur te plagosur drejtuesi i mjetit një 23 vjeçar si dhe dy pasagjeret. Ata janë transportuar me urgjence per ne spitalin rajonal te Shkodrës, por vetëm pak minuta pasi kane mbërritur atje 19-vjecari Hili ka ndërruar jete. Ndërkohe njeri prej dy te plagosurve te tjerë ndodhet ne gjendje kritike. Ekspertet ende nuk kane arritur te zbardhin shkakun e aksidentit, por dyshohet qe ai te jete favorizuar edhe nga shpejtësia e madhe me te cilën lëvizte mjeti. Viktor Hili është viktima e trete e aksidenteve rrugore ne Shkodër per ketë vit. Mbrëmjen e te hënës, dy kalimtare te moshuar gjeten vdekjen. Fran Luca dhe Kol Gjoni ishin buze rrugës Shkodër-Koplik, kur u goditen nga nje automjet. Ata nuk munden t?u mbijetonin plagëve te renda dhe ndërruan jete ne spital.