Rreth 2 mijë banorë të fshatit Fratar në Mallkastër janë të përfshirë në konflikt për shkak të problemeve me pronësinë. Shumë prej banorëve i kanë marrë pronat në bazë të ligjit 7501 ndërsa shumë të tjerë duke disponuar dokumente të vjetra trashëgimie pretendojnë këto prona.
Konfliktin mes banorëve që shpesh herë ka prodhuar edhe përplasje konfirmon edhe kryeplaku i i fshatit Dames Nuredin Taraj, i cili pohon se këto probleme janë lindur që në vitin 90 kur nise edhe ndarja e tokës.