http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dita e dytë e vitit 2017 ka shënuar nje aksident tragjik. Dy te moshuar ndërruan jetë në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur Shtoj i Ri. Viktimat janë Fran Luca, 85 vjeç, dhe Kol Gjoni, 77 vjeç. Të dy u goditën nga një makinë Benz qe drejtohej nga shtetasi Nimet Bilani, tashmë i arrestuar. Edhe pse u dërguan me urgjence në spitalin rajonal të Shkodrës, të moshuarit nuk i mbijetuan plagëve të marra nga përplasja fatale. Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të kësaj të martë, në aksin rrugor Fushë Krujë- Rinas, tek ?Ura e Gjoles?, u shënua një tjetër aksident. Drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe përfundoi në kanal. Për pasojë u lënduan dy pasagjerët që udhëtonin në mjet, të cilët u dërguan në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.