Daçiç: Gabuam me Maqedoninë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës dhe përkrahja e anëtarësisë së saj në organizatën ndërkombëtare të UNESCO-s acaron marrëdhëniet e Serbisë me shtetet fqinje. Ne nje interviste per agjencinë serbe te lajmeve Beta, kreu i diplomacisë u shpreh se Serbia gaboi me njohjen e emrit te Maqedonisë, pasi ata votojnë gjithmonë pro Kosovës.?Serbia ka bërë një gabim shumë të madh për këtë. E tërë Evropa dhe bota përdor emërtimin Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, ndërsa ne vëllezërit tanë grekë i kemi goditur në fytyrë duke njohur Maqedoninë, ndërsa ata votojnë pro Kosovës. Me duhet te pranoj se jemi treguar budallenj.?Shefi i diplomacisë serbe ka theksuar se Beogradi në marrëdhëniet dypalëshe në Shkup do te përdor emrin kushtetues te Maqedonisë, por ne raste te tjera, do te përdore emërtimin e Bashkimit Europian dhe OKB-se, FYROM. Sipas tij kjo nuk behet aspak per hakmarrja, por thjesht për çështje reciprociteti.