I gjithë vendi do të përfshihet nga moti i ftohtë duke nisur nga e mërkura, ndërsa në fundjavë temperaturat do zbresin deri në minus 14 gradë celsius.
Krahas të ftohtit prezente do të jenë edhe reshjet e shiut e dëborës, kryesisht në zonat malore.
Temperatura më e ulët do të regjistrohet në vendet e thella malore ku termometri do të shënojë -14 gradë.
Ulje të ndjeshme temperaturat do të shënojnë edhe në kryeqytet deri në -8 gradë celsius.
I ftohti ekstrem vjen si rrjedhojë e zbritjes drejt Ballkanit të rrymave ajrore nga Siberia.
Temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut e dëborës pritet të jenë prezent deri në mesin e këtij muaji.