Report TV - Personalitete në koncertin e Dolit Kumbaro: Viti nis me kulturë

2017-02-26 0

Koncerti i shumëpritur i Shkëlzen Dolit në Tiranë me 36 anëtarë të të Filarmonisë së Vjenës ka sjellë në dyert e Pallatit të Kongresit të gjithë admiruesit e tij. Një orë para fillimit të koncertit rreth orës 19.00 kanë qëndruar në pritje studentë të Liceut Artistik, shikues të ardhur nga qytete të Kosovës e nga rrethe të vendit dhe pak më vonë kanë mbërritur personalitetet e artit e kulturës.

Vjen kryeministri Rama e kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj. Të gjithë janë veshur në një mënyrë speciale për të shijuar muzikën e Shtrausit, Shubertit, por edhe muzikën e kompozitorëve shqiptarë të luajtur në violinë nga Shkëlzen Doli.

Studentët e Liceut Artistik e presin me kuriozitet të veçantë këtë koncert. Ata u shprehën se janë të kënaqur që drejtoresha u ka dhënë bileta falas për të fituar eksperiencë nga violinisti Shkëlzen Doli.

Free Traffic Exchange