Speciale e Ora News - Qeverisja dhe reformat, miti i aksioneve në 3 vitet e mandatit PS-LSI

2017-02-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Koalicioni PS-LSI, pas fitores së thellë me rreth 1 milionë vota në zgjedhjet e 23 qershorit të 2013, konstituoi qeverinë Rama më 15 shtator të atij viti. Menjëherë në mbledhjen e parë, u morën 3 vendimet e para të qeverisë së re. Anullimi i ligjit të importit të mbetjeve, heqja e fotos së Presidentit nga institucionet shtetërore duke e zëvendësuar me foton e Ismail Qemalit dhe dorëzimi i mandatit të deputetit të ministrave të kabinetit. 3 vendime të konsideruara populiste që paralajmëronin se qeveria do t?i kushtonte një kujdes të veçantë imazhit të saj.
Qeverisja e Edi Ramës në dukje paraqitej si e lehtë, diktuar nga numrat. 84 vota në parlament të cilat ishin të mjaftueshme për të bërë reforma të thella pa qenë të varur nga konsensusi i opozitës, që siç tregoi koha nuk u arrit as për kryereformën atë të ndarjes territorial dhe ku bëri përjashtim votimi unanim për reformën Kushtetuese, falë presionit direkt në ndërkombëtarëve
Aksioni i parë i qeverisjes, ishte aksioni për të larguar biznesin e lojërave të fatit nga zonat urbane. Një operacion i koduar ?fundi i marrëzisë?, ishte paralajmërimi se kjo qeveri kishte ardhur me synimin e qartë të betejës së pakompromis për të bërë shtet.
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi përmend guximin që duan dhe koston që japin reformat e thella. Ndërsa, Analisti Artan Hoxha e quan të rremë mitin e qeverisjes së reformave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qeverisja-dhe-reformat-miti-i-aksioneve-ne-3-vitet-e-mandatit-ps-lsi/

Free Traffic Exchange