http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Betul Burnaz ka lindur në Stamboll, por është rritur dhe edukuar në Vjenë. Gjithë jetën e ka kaluar mes betejave të kulturës lindore dhe asaj perëndimore. Edhe arti i saj është i tillë. Janë 33 vepra që kanë mbërritur në tiranë e që mund t?i shijojë çdokush këtë javë të parë të vitit 2017.?Kam kaluar gjithë jetën time mes lindjes dhe perëndimit. Uroj që në këtë përpjekje të kem marrë më të mirat nga të dyja botët. Sigurisht, në përpjekjen artistike besoj se jam njohur në botë për këtë ndërthurje. Nuk dua ta fsheh besimin në gjërat e bukura, por artin që realizohet me kulturën lindore nuk do ta ekspozoja dot?.Në Vienë u dallua që në akademi për simbolet e kulturës prej nga vinte, fshehur diku në tablotë me ngjyra, moderne dhe që kërkonin më shumë vëmendje për t?i kuptuar.?Nuk janë tablo që mund të kuptohen lehtë. Janë moderne, perëndimore nëse mund t?i quajmë kështu, por kanë simbolika të kulturës lindore. Megjithatë, kudo për këtë vlerësohem, që arrij të turbulloj mendjet njerëzore duke i futur në një shteg vërtitjeje mes dy botëve.Kur e pyesim se çfarë nuk i pëlqen në këto dy kultura, ajo thotë se mënyra që zgjedhin për të bërë art është e ndryshme, ndaj edhe ka zgjedhur mesin e artë.?Nuk besoj se do të ekspozoj ndonjë tablo realizuar me mjetet artistike të kulturës lindore, pasi piktura të tilla duken si një kopje identike e natyrës apo realitetit. Nga ana tjetër, postmodernia, përdor gjithë elementët që i duhen për të shtrembëruar realitetin, apo për ta fshehur atë. Perëndimorja të ofron ndjesi, po pa pasur subjekt. unë punoj të kem në tablotë e mia edhe një subljet, një realitet, edhe një ndjesi?.?Shtegu i vërtitjes? është titulli i ekspozitës që ju fton në një botë ndryshe në Qendrën Kulturore të Tiranës.