“Tërmetet” që po shkatërrojnë Zharrëzën - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ajo qe nuk u be dot për tre vjet, pritet te realizohet ne 30 dite. Ne fund te janarit, autoritetet premtojnë se do te zbulojnë te vërteten e shpërthimeve qe janë kthyer ne makthin e banoreve te Zharrezes. Kryetarja e bashkisë së patosit, Rajmonda Balilaj thotë se mbështet banoret për t?i dhënë zgjidhje përfundimtare problemit te tyre. Grevistët e urisë qe tashme janë kthyer ne shtëpi, morën edhe premtimin e kryeministrit per çështjen e tërmeteve, përmes ngritjes se grupit ndërministror, i cili do të bëjë verifikimet. Por, veç tronditjeve te tokës dhe dëmtimit te shtëpive, banorët vuajnë edhe nga ndotja e ujit të pijshëm. Banoret akuzojnë prej vitesh kompaninë e naftës ?Bankers Petrolium?, per shpërthimet e fuqishme nëntokësore. Ata kane kërkuar ndaljen e kësaj veprimtarie, pasi u rrezikohet jeta dhe prona.

Free Traffic Exchange