Të huajt e “Tu si que vales” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Tu Si Que Vales? kurorëzoi mbrëmjen e ndërrimit të viteve fituese te edicionit të dytë, violinisten Ajola Laska. Por, surpriza e këtij viti ishte pjesëmarrja e madhe e artistëve të huaj. Një iranian që jeton në Shqipëri, si Fred, një austriak që zgjedh të performojë në Tiranë, një franceze si Mari La Cutie, një amerikan që braktis Greqinë per të jetuar si artist bohem në kryeqytetin shqiptar, por edhe shumë italianë që e shohin vendin tonë si tokën plot ëndrra, janë disa nga dhjetëra të huaj që u ngjitën në skenën e madhe të ?Tu Si Que Vales?. Superfinalisti që u rendit në katër artistët më të mirë të këtij edicioni ishte ishte Arnaldo, njohur ndryshe si Mr. Bean.?Më kanë ftuar të jem i pranishëm edhe në ?Tu Si Que Vales? në Itali, duke qenë se ky është një format i sukseshëm televiziv i përhapur ngado në botë. Por, unë zgjodha Shqipërinë, pasi miq të mi që e njohin vendin tuaj më thanë që Shqipëria është toka ku shpresa dhe ëndrrat marrin kuptim tjetër. Në Itali më duket se spektaklet janë më komerciale, ndërsa këtu gjeta emocionin që kërkoja. Unë perfomova para se të vija për finalen e madhe në një spital pediatrik dhe buzëqeshja e atyre fëmijëve e bëri botën time edhe më të bukur. Të tilla emocione m?i dhuroi edhe Shqipëria përmes ?Tu Si Que Vales?. Ndërsa unë i uroj të mos pushojnë kurrë së shpresuari për një botë më të mirë?.Me kete mesazh është larguar Arnaldo nga Shqipëria, duke lënë pas një shije të mrekullueshme nga mbrëmjet ne te cilat performoi në ?Tu Si Que Vales?.

Free Traffic Exchange