Report TV - Matura, miratohet udhëzimi 5 provime, dy lëndë me zgjedhje

2017-02-26 0

Ministria e Arsimit ka miratuar udhëzimin për zhvillimin e provimeve të maturës 2017. Edhe këtë vit do të jepen 5 provime, 3 të detyruara dhe 2 me zgjedhje. Maturantët e këtij viti do të japin provimin e Matematikës, Gjuhë-Letërsisë dhe Gjuhës së huaj për të marrë diplomën e shkollës së mesme. Ndërkohë do të jepen dy provimet me zgjedhej, nota e të cilëve do të përfshihet tek llogaritja e pikëve për pranimin në Universitet.

Ministria e Arsimit dhe Ministria e Mirëqenies Sociale kanë miratuar edhe listën 26 lëndëve me zgjedhje, nga të cilat maturantët do të zgjedhin vetëm dy. Tek lëndë me zgjedhje për shkollat e mesme futet Gjuha e Huaj, Letërsia e thelluar, matematikë e thelluar, Kimi e thellurar, Sociologji, qytetari si dhe 15 lëndë të tjera, sicc mund ta dalloni nga kjo listë.

Free Traffic Exchange