http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ajo ka bashkuar muzikën klasike me atë moderne përmes një violine. Quhet Ajola Laska, është studente në Akademinë e Arteve dhe të gjithë ata që e kanë dëgjuar thonë se është e shkëlqyer në violinë. erdhi në ?Tu si que vales?, duke i mahnitur të gjithë. Ky ka qenë prezantimi i saj i parë në spektaklin e talenteve në Vizion Plus. Dhe ndodhi që vërtet Ajola të sillte në çdo performancë diçka të re dhe emocionuese. Ndaj edhe spektakli i talenteve e kurorëzoi atë fitueses te edicionit të dytë. Nuk e ka ndarë instrumentin nga vetja, që prej moshës 6-vjeçare dhe ky është realizimi i një ëndrre për të cilën punon ditë e natë. 21-vjeçarja nga Tirana e dashuron muzikën që bën me violinën elektrike dhe ka nisur te korre duartrokitjet e klientëve ne klube, që në moshën 16-vjeçare. Nuk duhet të ketë emocione për të dalë në skenë me gjithë këtë përvojë, por për të është gjithnjë ndryshe. Madje mendon se nëse nuk ke më emocion, nuk ka vlerë të dalësh në skenë. ?Tu Si que Vales? nuk ka bërë realitet vetëm ëndrrën e Ajolës, por të gjithë atyre konkurrentëve që dhane me te mirën e tyre në skenën e madhe të spektaklit të talenteve në Vizion Plus.