Një çek për dy fëmijët e parë të 2017 - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhuroi çekun prej 5000 lekësh për dy fëmijët e parë të lindur në kryeqytet.Veliaj ishte në maternitetin ?Mbretëresha Geraldinë? dhe ?Koço Gliozheni?, ku tha se kjo është një mënyrë për t?i uruar mirëseardhjen qytetarëve më të rinj.?Jam shumë i lumtur sot që jam me dy prindër të mrekullueshëm, që kanë bërë një superbebe sekondat e para të vitit. Ne kemi pasur me sa duket një vit të begatë, sepse në sekondat e para lindi Sotiri dhe Deisi që lindi te materniteti tjetër. Në total, ka pasur 20 lindje në Tiranë. Do të thotë që ky do të jetë një vit i begatë për Tiranën?.2017 është një viti i begatë - tha veliaj, duke theksuar se beson te një qytet i mundësive për të gjithë ata që jetojnë në Tiranë.?Për ne është gjithmonë lumturi kur çifte të reja shtohen në Tiranë, kanë familjen e tyre, punën e tyre dhe unë dua që ky të jetë qytet i mundësive, duke filluar nga çeku i parë për Sotirin, tek mundësia për të shkuar në një çerdhe më të mirë, në një kopsht më të mirë e pastaj për t?u bërë superqytetar për Tiranën. Unë besoj se nga prindër të rinj të mrekullueshëm, dalin qytetarët të mrekullueshëm?.Kryebashkiaku falënderoi edhe stafin e mjekëve kujdesën për nënat dhe foshnjat e tyre gjatë gjithë natës.Një vit më parë Bashkia e Tiranës vendosi të rikthejë bonueset për bebet duke u hapur llogari bankare të gjithë atyre që lindin nga 1 janari e në vijim.