Report TV - Nata e ndërrimit të viteve, Beqaj falënderon stafin mjekësor

2017-02-26 0

Ministria e shëndetësisë nëpërmjet një emaili drejtuar mediave, falenderon të gjitha stafet mjekësore që kanë menaxhuar natën e ndërrimit të viteve, ku sipas raportimit të vetë misntrisë, situate duket se ka qenë jo dhe shumë e qetë.

Në letrën falenderuese shprehimisht thuhet ?Faleminderit ekipeve të mrekullueshme mjekësore të QSUT-së, Spitalit Universitar të Traumës, Shërbimit të Urgjencës Mjekësore dhe të gjithë institucioneve të tjera shëndetësore në vend për punën, gatishmërinë dhe përkushtimin për t?iu ardhur në ndihmë bashkëqytetarëve në nevojë, edhe në këto orë gëzimi e festash?!

Gjatë natës së ndërrimit të viteve janë menaxhuar me sukses 130 thirrje për ndihmë nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore në Tiranë, i cili kishte në dispozicion 5 autoambulanca.

Dy autoambulanca ishin të stacionuara në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? dhe Sheshin ?Nënë Tereza?, nga ora 22:30 e mbrëmjes e deri në orën 02:30 të mëngjesit, ndërsa tre autoambulanca të tjera ishin në funksion të thirrjeve për ndihmë të qytetarëve, me 7 mjekë, 9 infermierë dhe 6 shoferë.