TIRANE-Viti 2017 nisi i begatë për kryeqytetin, ku në sekondat e para pas mesnate, kanë lindur edhe dy fëmijët e parë, Deisi dhe Sotiri. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot i pranishëm në spitalet universitare Obstetriko Gjinekologjiko ?Mbretëresha Geraldinë? dhe "Koço Gliozheni", ku u dorëzoi çekun e bebes prindërve të fëmijëve. Veliaj tha se kjo është një mënyrë për t?i uruar mirëseardhjen qytetarëve më të rinj.
?Jam shumë i lumtur sot që jam me dy prindër të mrekullueshëm, që kanë bërë një superbebe sekondat e para të vitit. Ne kemi pasur me sa duket një vit të begatë, sepse në sekondat e para lindi Sotiri dhe Deisi që lindi te materniteti tjetër. Në total, ka pasur 20 lindje në Tiranë. Do të thotë që ky do të jetë një vit i begatë për Tiranën?, u shpreh Veliaj.