Ora News –Veliaj dhuron bonusin 5 mijë lekë për 2 fëmijët e parë të 2017

2017-02-26 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhuroi çekun e bebes për dy fëmijët e parë të lindur në kryeqytet. Në maternitetin Mbretëresha Geraldinë lindi një bebe e seksit femër, ndërsa në Maternitetin Koco Gliozheni një djalë. Duke uruar prindërit e rinj, Veliaj tha se 2017 është viti i begatë për Tiranë dhe i mundësive për të gjithë qytetarët.
Po kthehet tashmë në traditë që ditën e parë të Viti të Ri, Kryebashkiaku Veliaj i dorëzon çekun e bebeve foshnjave që erdhën në jetë pas momentit të ndërrimit të viteve.
Në maternitetin mbretëresha Geraldinë, çeku iu dorëzuar prindërve të Deisit; Ermirës dhe Fiqriut. Për Veliaj, ky është një gjest për ti uruar mirë se ardhjen qytetarëve të të rinj të Tiranës.
Veliaj: Jam shumë i lumtur sot që jam me dy prindër të mrekullueshëm, që kanë bërë një superbebe sekondat e para të vitit. Mundesite duhet te fillojne nga gjerat e vogla, duke filluar nga çeku i parë për Sotirin, tek mundësia për të shkuar në një çerdhe më të mirë, në një kopsht më të mirë e pastaj për t?u bërë superqytetar për Tiranën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-dhuron-bonusin-5-mije-leke-per-2-femijet-e-pare/