Sot në orën 12:00 u mbyll një vit për t?i hapur derën një viti të ri në jetët tona. Me gotat në dorë e urimet në buzë shqiptarët sot festuam natën e ndërrimit të viteve. Sepse Viti i Ri është festa e urimeve dhe dëshirave më të mira, shoqërimit, argëtimit, ngritjes së dollive, tryezave të begatshme dhe shkëmbimit të dhuratave të ndërsjella.
Kësaj feste njëkohësisht dhe në mënyrë të njejtë i gëzohen të gjitha brezat, nga fëmijët deri tek moshat e treta.
Video nga gazetari Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com