Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shërbimi shëndetësor i urgjencës do të jetë në gatishmëri për t?u ardhur në ndihmë qytetarëve gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve.
Kreu i këtij shërbimi për Tiranën, Naim Lusha tha gjatë një lidhje direkt për Ora News, se dy autoambulanca do të stacionohen në Sheshin ?Nënë Tereza? në kryeqytet, ndërsa tri të tjera do t?i përgjigjen kërkesave të qytetarëve për ndihmë.
Ai tha se fluksi më i lartë është pas 24:00 për shkak të konsumit të madh të alkoolit.
Lusha: Shërbimi i urgjencës ka hartuar një plan veprimi. Ne kemi pesë ekipe në terren, 5 autoambulanca. Dy autoambulanca do të stacionohen përgjatë bulevardit ?Dëshmorët e Kombit? nga ora 22:00 deri në orën 03:00 të mëngjesit. Tre autoambulanca të tjera do të jenë në funksion të kërkesës së qytetarëve për ndihmë. Të gjitha ekipet janë të pajisur me medikamentet e nevojshme.
Fluksi i kërkesave për ndihmë mjekësore është i lartë. Vazhdon nga ora 12 e mbrapa. Një pjesë konsumojnë sasi alkooli dhe kërkesat më të mëdha janë nga ata, si dhe moshat e treta që kanë probleme kardiake me diabet, që konsumojnë dietë më të sforcuar se ditët e zakonshme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sherbimi-i-urgjences-ne-gatishmeri-dy-ambulanca-te-nene-tereza/